Kübra Chohan
25 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Ministria e Jashtme e Katarit të enjten njoftoi se ambasada e Çadit është mbyllur si kundërpërgjigje për vendimin e Çadit për të shkurtuar lidhjet diplomatike. Katari i dha personelit 72 orë afat për t'u larguar nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme theksohet se "Ministria e Jashtme e Katarit shpreh refuzimin dhe dënimin e arsyeve të përmbajtura në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Çadit lidhur me mbylljen e Ambasadës së Katarit në N'Djamena”.
Në njoftimin gjithashtu thuhet se arsyeja e mbylljes së Ambasadës së Katarit në N'Djamena është "shantazh politik kundër Katarit me qëllim të bashkimit me vendet përreth për arsye shumë të njohura."
Më 5 qershor, Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni papritmas ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Dohën, duke e akuzuar për ndërhyrje në "çështjet e tyre të brendshme dhe mbështetjen e grupeve terroriste."
Doha, nga ana e saj, mohon fuqishëm se është mbështetës i terrorizmit, duke përshkruar veprimet për ta izoluar atë si "të pajustifikuara" dhe duke shkelur të drejtën ndërkombëtare.