Amina Zorniç
07 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
NAIROBI (AA) - Qeveria e Kenias ka sjellë vendim për të mbyllur të gjitha kampet e refugjatëve në vend, duke përfshirë edhe kampin Dadaab, kampin më të madh të refugjatëve në botë, raporton Anadolu Agency (AA)
Sipas CNN, kampi Dadaab, i cili ndodhet në kufirin mes Kenias dhe Somalisë ishin strehuar mbi 300 mijë njerëz. Kampi është ndërtuar në vitin 1990 kryesisht për somalezët të cilët me vite kaneë qenë teë detyruar të ikin nga lufta qytetare.
Zyrtari i lartë qeveritar i Ministrisë së Punëve të Brendshme Karanja Kibicho në deklaratën e sotme, theksoi se qeveria është përcaktuar për këtë hap për shkak të "ngarkesës së rëndë ekonomike, të sigurisë dhe të mjedisit", me të cilat po përballen.
Kenia që vitin e kaluar ka njoftur mbylljen e të gjitha kampeve të refugjatëve për të njëjtat arsye, por vendimin kishte tërhequr për shkak të "presionit ndërkombëtar".