Ayhan Şimşek
08 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
HAMBURG (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov kanë realizuar një takim në qytetin Hamburg të Gjermanisë, në të cilin është folur për situatën në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry dhe Lavrov qëndrojnë në Hamburg me rastin e takimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas takimit të mbrëmshëm, Kerry para mediave tha se gjatë takimit me Lavrov ka biseduar për “situatën e tmerrshme” në Halep.
Ai shtoi se sot do të këmbëngul që të mbajë edhe një takim me zyrtarët rusë, që sërish të bisedojë për gjendjen në këtë vend.