Diyar Güldoğan
13 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
ANKARA (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry njoftoi se SHBA-të do të ndajnë 439 milionë dollarë shtesë si ndihma humanitare për civilët e kërcënuar nga lufta në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke kujtuar se SHBA-të kishin ndarë 5.1 milionë dollarë ndihma humanitare për sirianët, Kerry tha se edhe kësti i ri do të jetë për projekte humanitare në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe dërgimin e ushqimit dhe furnizimeve të tjera të civilëve më të rrezikuar.