Fuat Kabakcı
10 Janar 2019•Përditësim: 10 Janar 2019
PEKIN (AA) - Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se do të angazhohet për një takim të dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni Qendror Kinez (CCTV) raporton se presidenti kinez, Xi Jinping, të martën është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në Sallën e Madhe Popullore në Pekin.
Në takim morën pjesë delegacionet e zgjeruara të të dyja vendeve, dhe i njëjti burim njofton se Kim Jong-un, në fjalimin e tij para të pranishmëve ka thënë se dëshiron një takim të ri me Trumpin.
"Koreja e Veriut do të mbetet në qëndrimet rreth domosdoshmërisë së denuklearizimit dhe zgjidhjen e problemit Korean nëpërmjet dialogut. Ne do të bëjmë përpjekje për mbajtjen e një samiti tjetër Kore e Veriut-SHBA, për të evoluar sukseset e samitit të kaluar, i cili u mbajt në kënaqësinë e të gjithë komunitetit ndërkombëtar", tha Kim Jong un.
Presidenti kinez tha se është trasuar në masë të madhe procesi i bisedimeve të paqes për të zgjidhur krizën disa dekadëshe Koreane dhe tha se para Gadishullit Korean është një mundësi historike për zgjidhje politike të krizës.
"Po ashtu edhe Kina mbështet marrëveshjet që janë arritur në samitin e parë Kore e Veriut-SHBA dhe mbështesim vazhdimin e dialogut. Shpresojmë se këto dy vende do të gjejnë një mes që është i pranueshëm për të gjithë", tha Xi.
CCTV raporton se udhëheqësi kinez Xi edhe dje priti udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në një drekë në Pekin.
Kim Jong-un në një vizitë zyrtare në Kinë, mbërriti të hënën, kurse takimet e tij ishin të mbyllura për media dhe mbrëmë u publikuan disa detaje të temave që do të diskutohen gjatë takimeve dypalëshe.
Treni i gjelbër i Kim Jong-un mbrëmë u largua nga Pekinin.