Vesna Besiç
12 Qershor 2018•Përditësim: 13 Qershor 2018
BOGOTA (AA) – Panairi "Comic Con Kolumbia" në Bogotë të Kolumbisë mblodhi shumë adhurues të stripave, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëmarrësit e të gjitha grupmoshave arritën në panair me kostume të heronjve të tyre të preferuar të stripave, filmave të animuar dhe filmave fantashkencorë.
Adhuruesit e stripave, grafikës dhe video-lojërave kanë shijuar prezantimet e shumta, punëtoritë dhe projektimet.