Hakan Çopur
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) në një publikim mbështetës në llogarinë e saj në Twitter, ka postuar deklaratën "nuk kemi lidhje me PKK-në" e bërë kjo nga PYD-ja, ku pretendohet se Forcat Demokratike të Sirisë të cilën shumicën e saj e përbëjnë PYD/YPG që janë edhe krahu i organizatës terroriste PKK në Siri, nuk kanë lidhje me PKK-në, raporton Anadolu Agency (AA).
Ka tërhequr vëmendje që CENTCOM ka publikuar në llogarinë në Twitter deklaratën e Forcave Demokratike të Sirisë, ku pjesa më e madhe e saj përbëhet nga PYD/YPG dhe ku përfshihet deklarata duke u pretenduar se "nuk kanë lidhje me PKK-në".
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara në postimin e saj, duke përdorur "screenshot-in" e deklaratës së Forcave Demokratike të Sirisë në të njëjtën kohë ka bërë edhe rolin e zëdhënësit duke shprehur mbi këtë pamje edhe deklaratën se "Forcat Demokratike të Sirisë, konfirmojnë se nuk kanë lidhje apo marrëdhënie me PKK-në".
Gjithashtu edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë të përditshme për shtyp ditën e djeshme kishte mbrojtur qëndrimin se organizata terroriste PYD "duhet të jetë pjesë e bisedimeve për krizën në Siri".