MEZAR-I SHERIF (AA) - Në përleshjet e armatosura mes forcave të sigurisë së Afganistanit dhe talebanëve në rajonin Tahhar i cili ndodhet në veri të vendit 23 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklaratë për AA të zëdhënësit të Prefekturës së Tahharit, Sunnetullah Timur thuhet se forcat e sigursië kanë hyrë në një konflikt të armatosur me talebanët gjatë një operacioni në këtë rajon.
Sipas Timur në përplasjen e armatosur mes forcave të sigurisë dhe talebanëve në dy ditët e fundit 20 militantë dhe 3 efektivë policie kanë humbur jetën.
Timur tha gjithashtu se si rezultat i këtij operacioni forcat e sigurisë kanë mundu të rimarrin kontrollin e kësaj zonë nga talebanët. Ai theksoi se në rajon janë ndërtuar postat e reja policore.
Ndërkohë që nga ana e talebanëve nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.