Felix Nkambeh Tih
08 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
LUBERO (AA) - Të paktën 29 persona janë vrarë në Republikën Demokratike të Kongos në përleshjet mes rebelëve nga radhët e njësive Çlirimtare Demokratike të Ruandës (FDLR) dhe grupeve lokale Mai Mai të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhuna është përshkallëzuar në lindje të vendit, dhe siç konfirmohet për AA, militantët e FDLR-së sulmuan kampin, i cili paraprakisht ishte okupuar nga grupi Mai Mai në qytetin Mukeverwa
Bilanci i përleshjeve është 25 të vrarë nga radhët e FDLR-së dhe katër nga radhët e Mai Mai.
Përndryshe, Mai Mai në lindje të vendit ka formuar liderë lokal me qëllim që të shkëputen nga krahina Katanga. Lindja e Kongos është vatër e grupeve rebele ku përleshjet janë dukuri e shpeshtë.
Sipas të dhënave të Komisionit të drejtësisë dhe paqes, nga nëntori i vitit të kaluar deri më sot në lindje të Kongos janë vrarë 127 persona, ndërsa 200 llogariten të zhdukur. Përveç kësaj, 20 gra u përdhunuan, ndërsa 3.300 shtëpi janë djegur.
Në përleshjet prej shumë vitesh në ish-koloninë belge jetën e kanë humbur disa qindra mijëra njerëz.