Islam Uddin
03 Dhjetor 2020•Përditësim: 03 Dhjetor 2020
Koreja e Jugut sot ka regjistruar mbi 500 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) për të dytën ditë radhazi teksa rastet e transmetuara lokale vazhduan të rriten në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me 540 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 35.703, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap duke cituar të dhënat e Agjencisë koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Tre fatalitete të reja të lidhura me virusin rritën gjithashtu numrin e të vdekurve në 529.
"Pa asnjë shenjë të qartë të ngadalësimit të numrit të pacientëve të rinj, masa e zgjeruar në zonën më të madhe të Seulit ka të ngjarë të shtrihet edhe javën e ardhshme", citoi Yonhap të ketë thënë, Sohn Young-rae, zyrtar i lartë shëndetësor.
"Po ashtu duhet të presim deri në fundjavë për të vlerësuar ndikimin e skemës së distancës sociale të Nivelit 2", shtoi ai.
Autoritetet shëndetësore të vendit vendosën kufizimet e distancës sociale të Nivelit 2 në kryeqytetin Seul dhe zonat përreth, shtëpia e gjysmës së popullsisë së vendit, më 24 nëntor për të ndaluar përhapjen e virusit.
Sipas skemës së Nivelit 2, tubimet që përfshijnë 100 ose më shumë persona janë të ndaluara.
Restorantet lejohen të shërbejnë ushqim deri në orën 21:00, me vetëm marrjen dhe shërbimet e dorëzimit. Për kafenetë, ngrënia në ambiente të mbyllura nuk lejohet.