Emel Öz Gözellik
27 Nëntor 2019•Përditësim: 27 Nëntor 2019
Flota detare e Koresë së Jugut ka hapur zjarr paralajmërues ndaj anijes së Koresë së Veriut e cila kaloi kufirin e diskutueshëm në Detin e Verdhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se anija koreanoveriore mendohet se ka hyrë në ujërat territoriale të Koresë së Jugut për shkak të kushteve të këqija të motit dhe një defekti në motor.
Ndaj anijes koreanoveriore është hapur zjarr paralajmërues thuhet më tej në deklaratën ku vihet theksi se kjo është shkelja e dytë në dy muajt e fundit nga Koreja e Veriut.