Ekip
01 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
SEUL, Koreja e Jugut (AA) - Në kohën kur vendi po përballet me zgjedhjet presidenciale dhe paralajmërimet për një test të ri raketor të Koresë së Veriut, partia në pushtet në Korenë e Jugut, Partia Demokratike (PD) është zotuar se do të kërkojë një seancë dëgjimore në Parlament lidhur me sistemin anti-raketor amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vazhdën e shqetësimeve në rritje nga shkaku i mospajtimit kinez që ka rezultuar me sanksione jozyrtare, kritikuesit e sistemit THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) u inkurajuan akoma më shumë nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se Koreja e Jugut do të duhet të paguaj një miliard dollarë, që është një kthesë për 360 shkallë nga marrëveshja paraprake.
“Trupm deklaroi t'i ketë thënë qeverisë tonë që të paguajë shpenzimet e THAAD-it, dhe kjo çështje duhet kontrolluar mirë”, është konstatimi i Komitetit Special të PD-së pas një seance.