Ali Cura
14 Prill 2019•Përditësim: 15 Prill 2019
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se janë të kënaqur nga qëndrimi i presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me blerjen e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore S-400 pavarësisht presioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Peskov, në një program në televizionin Rossiya 1, vlerësoi qëndrimin e Turqisë në lidhje me blerjen e S-400.
"Në parim, numri i vendeve të pavarura dhe që mund të veprojnë në vete është shumë i vogël. Rusia dhe Turqia hyjnë në kategorinë e këtyre vendeve. Me të vërtetë ka një presion të paparë. Mirëpresim këtë qëndrim të fortë dhe të vendosur të presidentit Erdoğan", u shpreh ai.
Ai theksoi se qëndrimi i tillë do të mundësojë krijimin e dialogut në mënyrë të lirë dhe sovrane.
Ndërkohë, presidenti Erdoğan, në lidhje me blerjen e sistemit S-400 nga Rusia, ishte theksuar se "Në rast se është bërë marrëveshja e një gjëje, kjo punë është kryer".