Dmitri Chirciu
29 Mars 2023•Përditësim: 29 Mars 2023
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se lufta hibride që vendet jo mike zhvillojnë kundër Rusisë do të zgjasë gjatë, transmeton Anadolu.
Peskov dha deklarata lidhur me çështjet aktuale ku ai iu përgjigj një pyetjeje nëse do të përfundojë apo jo këtë vit "operacioni special ushtarak" që Rusia zhvillon në Ukrainë.
"Nëse e keni fjalën për luftë në shkallë të gjerë, kjo është një konflikt me shtetet armiqësore dhe vendet jo mike. Kjo është një luftë hibride që ato kanë filluar kundër Rusisë dhe do të zgjasë gjatë. Në këtë situatë kemi nevojë për vetëbesim, vendosmëri dhe unitet përreth presidentit", tha Peskov.
Në vlerësimin e tij për Samitin e Demokracisë që organizohet nga SHBA-ja, Peskov deklaroi: "Amerika e cila pretendon se ajo vet është e ashtuquajtura mësuese e demokracisë së botës, po bën një përpjekje të dytë për të bashkuar disa vende nën maskën e studentëve dhe për të mbajtur fjalim për disa vende".
"Ka nga ata që duan të marrin pjesë në këtë mësim dhe ky është vendimi i tyre sovran. Por, përpjekjet për të ndarë botën në vende të klasit të parë dhe klasit të dytë, priten me buzëqeshje nga shumica. Për këtë arsye nuk mund të thuhet se është një aktivitet shumë serioz", tha Peskov.