Elena Teslova
14 Maj 2026•Përditësim: 14 Maj 2026
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka bërë të ditur se presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Kinën në një të ardhme shumë të afërt, transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskov tha se datat e sakta do të shpallen së shpejti dhe në koordinim me palën kineze.
"Do t’i shpallim ato shumë shpejt. Kjo vizitë është duke u përgatitur. Mund të thuhet se përgatitjet tashmë kanë përfunduar, me vetëm disa detaje të fundit që kanë mbetur. Ajo do të zhvillohet në një të ardhme shumë të afërt", tha ai.
Takimi i fundit i njohur mes presidentit Putin dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, u zhvillua më 4 shkurt të vitit 2026 në formën e një video-konference.
Gjatë takimit, dy presidentët diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh, sigurinë globale dhe koordinimin për çështje madhore ndërkombëtare, përfshirë lidhjet ekonomike dhe stabilitetin strategjik.