Seyit Ahmet Aytaç
23 Nëntor 2017•Përditësim: 23 Nëntor 2017
DOHA (AA) – Kryeministri i Katarit, Abdullah bin Nasser al-Thani deklaroi të enjten se qëllimi i krizës së Gjirit është ndërhyrja në çështjet e brendshme të Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Qëllimi i krizës është i dukshëm dhe të gjithë tani e shohin se qëllimi është ndërhyrja në çështjet e brendshme të Katarit. Kjo është vija e kuqe për popullin e Katarit. Bllokada e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit ka për qëllim punët e brendshme të Katarit dhe kjo është e papranueshme”, tha në televizionin shtetëror Al-Thani.
Ai tha se mes këtyre vendeve dhe Katarit nuk ekziston kontest rreth çështjeve kufitare, doganore ose të sigurisë.