Elena Teslova
09 Dhjetor 2019•Përditësim: 10 Dhjetor 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, nesër do të udhëtojë në Washington për bisedime me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Më 10 dhjetor, ministri i jashtëm Sergey Lavrov do të udhëtojë në Washington në një vizitë pune me ftesë të sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo. Gjatë bisedimeve në kryqytetin amerikan, dy zyrtarët do të shkëmbejnë mendime mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe aspektet e rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe”, tha Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Për herë të fundit dy kryediplomatët u takuan në qytetin turistik rus Soçi në maj të vitit 2019, kur diskutuan për krizën dhe situatën në Ukrainë dhe Siri.