Serdar Dincel
08 Prill 2026•Përditësim: 08 Prill 2026
Ministrat e Punëve të Jashtme të Iranit dhe Arabisë Saudite kanë zhvilluar një bisedë telefonike, një ditë pasi u njoftua armëpushimi i përkohshëm midis Teheranit dhe Washingtonit, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA tha se kryediplomati iranian Abbas Araghchi dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale gjatë kontaktit.
Agjencia iraniane tha se detaje të mëtejshme do të njoftohen më vonë.
Telefonata erdhi pasi Irani dhe SHBA-ja dje njoftuan një armëpushim dyjavor që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund një lufte të nisur nga Washingtoni dhe Tel Avivi kundër Teheranit më 28 shkurt, e cila ka lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur.
Njoftimi erdhi më pak se dy orë para skadimit të një afati që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte zgjatur vazhdimisht Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pranuar një marrëveshje ose do të përballej me "shkatërrimin e një qytetërimi të tërë".