Sinan Doğan
28 Tetor 2022•Përditësim: 28 Tetor 2022
Parlamenti i Kubës i bëri thirrje SHBA-së që të hiqet embargoja që shkakton pasoja të rënda për ekonominë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e mbajtur në kryeqytetin Havana, Parlamenti kubanez kërkoi të përfundojë embargoja e SHBA-së me sloganin "më mirë pa bllokadë".
Zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, Carlos Fernandez de Cossio tha se arsyet e vërteta të luftës ekonomike të nisur kundër tyre është pengimi i suksesit të projektit socialist kuban.
"Asgjë që do të bëjmë ne nuk do ta heqë bllokadën, sepse nuk varet nga ne, por realitetit të brendshëm politik të SHBA-së. Neve na takon ta dënojmë dhe të luftojmë kundër saj", tha ai.
Në seancë morën pjesë e Majta e Bashkuar (MEP) nga Spanja, presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Bolivisë, Freddy Mamani, senatorja kolumbiane, Gloria Florez, senatorja e Partisë Revolucionare Institucionale Meksikane (PRI) Beatriz Paredes dhe deputeti i PRI-së, Ruben Moreria.
Presidenti Miguel Diaz-Canel u takua me investitorët nga Amerika e Veriut dhe u tregoi se vendi i tij është i "hapur" për dialog me SHBA-në, në kuadër të respektimit të kushteve të sovranitetit të vendit të tij.