Bedrudin Brlyavac
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kubës, gjenerali Abelardo Colome Ibarra (76) ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore pas 26 vitesh në këtë pozitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave kubane, Colome është figurë historike e Revolucionit Kuban.
Këshilli i Shtetit kuban ka deklaruar se Presidenti Raul Kastro ka pranuar dorëheqjen e Colomes, të cilin e quajti hero kombëtar.
Colome, në vitin 1959 kishte luftuar bashkaraisht me vllezërit Fidel dhe Raul Kastro, për ta rrëzuar nga pushteti diktatorin Felgence Batista.
Për Ministër të ri të Brendshëm është caktuar Carlos Fernandez (77), i cili ishte zëvendësministri i parë.
Colome në një deklaratë tha se ia kishte kushtuar jetën revolucionit në Kubë.
"Nga 76 vitet e mia, 60 vjet ia kamë kushtuar revolucionit, dhe sa të jam gjallë, do të jemë ushtar në shërbim të saj dhe ushtarë i Partisë Komuniste, e cila më ka arsimuar. Por kohët e fundit shëndeti më është dobësuar, dhe konsideroj si detyrim të jap dorëheqjen time formale nga funksionet e larta politike, civile dhe ushtarake", tha Colome.