Furkan Güldemir,Enes Kanlı
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
BEJRUT (AA) - Në Liban u përkujtua përvjetori i 41-të i luftës civile e cila zgjati 15 vite. Qytetarët libanezë janë shprehur se nga ajo luftë duhet të nxirren mësime dhe se nuk dëshirojnë që edhe njëherë të kthehen ato ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanë kaluar 41 vite nga fillimi i luftës së përgjakshme që shkaktoi vdekjen e mbi 150 mijë personave duke e shkatërruar Libanin i cili më parë me rrugët, bulevardet dhe stilin e jetës së njerëzve të kujtonte një vend evropian.
Në ndërtesat e kryeqytetit libanez Bejrut i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha, pavarësisht se kanë kaluar vite ende mund të shihen gjurmët e luftës shkatërruese, ku në disa ndëtesa të cilat ende mbajë shenjat e plumbave dhe të bombave libanezët vazhdojnë jetën e tyre.
%2F20160413_2_15475077_7623583.jpg)
- "Kjo ishte luftë e forcave të jashtme në territorin libanez"
Dëshmitari i luftës civile inxhinieri Said Shemseddin (58) në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se "lufta civile e Libanit ishte një nga luftërat më të pista, e cila shkatërroi vendin tonë. Kjo ishte luftë e forcave të jashtme në territorin libanez".
Shemseddin nënvizoi se koston e luftës "u detyruan ta paguajnë vetëm libanezët". "Të gjithë libanezët pa dallim feje apo sekti duhet të nxjerrin mësime nga kjo luftë", tha ai.
Shemseddin foli për të rinjtë që nuk e kanë përjetuar luftën civile dhe të cilët kërkojnë të migrojnë jashtë vendit për përfitime financiare. "Pa patur një atdhe nuk kanë rëndësi prona dhe pasuria që keni fituar jashtë vendit. Nuk ka asnjë vend tjetër më të çmuar se vendi ynë", tha ai.
- "Situata ekonomike është më e vështirë se lufta e brendshme ku ishin të pranishëm topat dhe armët"
Ndërsa libanezi Bessam Iytani komentoi se gjatë 15 viteve të luftës janë përjetuar shumë vështirësi por edhe në ditët e sotme situata në vend "nuk është e mirë"
Sipas tij, situata ekonomike është më e vështirë se lufta e brendshme ku ishin të pranishëm topat dhe armët".
"Është e vëretetë, në luftën civile çdo ditë shpërthenin bomba, kishte të vdekur dhe pati shumë vuajtje. Por njerëzit ishin të dashur. Edhe kur binin bombat njerëzit sërish e donin njëri tjetrin", tha Iytani.