Bedrudin Brlyavac
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
PARIS (AA) – Kulla Eiffel mbrëmë sërish u ndriçua me ngjyrat e flamurit francez, raporton Anadolu Agency (AA).
Kulla Eiffel, në të cilën dritat ishin fikur në nder të vitkimave të sulmit terrorist në Paris, sërish u ndriçua në të kuqe, të bardhë dhe të kaltër. Simboli i Parisit dhe Francës, i vjetër 116 vjet, mbrëmë u ndriçua me ngjyrat e flamurit francez.
Me këtë simbol edhe disa qytete në mbarë botën gjatë ditëve të kaluara u ndriçuan me ngjyrat e flamurit francez, në shenjë solidariteti me këtë vend pas sulmit në Paris gjatë të premtes mbrëma kur humbën jetën 129 persona dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.