Erdoğan Çağatay Zontur
27 Janar 2020•Përditësim: 29 Janar 2020
Këngëtarja amerikane Billie Eilish të dielën në ndarjen e çmimeve Grammy fitoi çmimin për Album të Vitit ("When We All Fall Asleep, Where Do We Go?"), si dhe pop albumin vokal të vitit, këngën e vitit dhe videon e vitit("Bad Guy"), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ceremoninë në Los Angeles e moderoi këngëtarja Alicia Keys, ndërsa fituesit dhe performuesit i kushtuan nderime legjendës së NBA-së Kobe Bryant i cili humbi jetën gjatë rrëzimit të helikopterit.
Këngëtarja tetëmbëdhjetë vjeçare është gruaja e parë që ka arritur të fitojë çmimin në katër kategoritë më të rëndësishme.