Mustafa Deveci
03 nëntor 2019•Përditësim: 04 nëntor 2019
Është liruar ministri i Çështjeve të Kudsit të Qeverisë së Palestinës, Fadi al-Hadami i cili u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale thanë se Hadami u lirua pas ndalimit të tij për rreth 6 orë nga arrestimi i kryer në orët e mëngjesit në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë pjesëtarë të policisë dhe shërbimeve inteligjente izraelite.
Në anën tjetër theksohet se autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me arsyen e arrestimit të ministrit Hadami.
Hadami u arrestua për herë të tretë gjatë 5 muajve të fundit me bastisjet e organizuara në shtëpinë e tij nga policia izraelite.