03 Gusht 2016•Përditësim: 03 Gusht 2016
LONDON (AA) – Policia e Londrës do të shpërndajë numër shtesë të policëve të armatosur nëpër rrugët e kryeqendrës britanike, pas sulmeve të paradokohshme terroriste në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisari i policisë londineze Bernard Hogan-Howe të mërkurën paralajmëroi se do të rris “numrin dhe praninë e policëve me qëllim të mbrojtjes së opinionit nga të gjitha mënyrat e kërcënimit”. Forcat shtesë do të mbulojnë tërë qytetin.