Ekip
08 Prill 2017•Përditësim: 08 Prill 2017
STOCKHOLM (AA) – Kryeministri suedez, Stefan Lofven, deklaroi se të hënën do të jetë ditë zie në Suedi me një minutë heshtje në mesditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një ditë pasi sulmuesi duke rrëmbyer kamionin hyri në mesin e këmbësorëve para qendrës tregtare në Stockholm, Lovfen tha: “Doemos duhet të tejkalojmë këtë. Jeta patjetër të vazhdojë më tej."
Kryeministri vendosi lule afër vendit ku u vranë katër persona, ndërsa u lënduan 15 të tjerë.
Po ashtu shëtiti nëpër Stockholm dhe bisedonte me njerëzit që pinin kafe jashtë në natyrë.