Amina Zorniç
29 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
KAJRO (AA) - Hulumtimet e fundit të cilat janë duke u zhvilluar në të ashtuquajturën Lugina e mbretërve në Egjipt, në të cilën fshihen shumë varre të faraonëve të Egjiptit, do të hap kapitull të ri në historinë e këtij shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet thonë se janë 90 përqind të sigurt se kanë gjetur dhoma të fshehura në afërsi të varit të faraonit të 12-të të Egjiptit, Tutankhamon, që llogaritet të jenë të vjetra 3000 vjet.
Me dekada të tëra bëhet thirrje në Egjipt që të hulumtohen varrezat e faraonëve, por vetëm javën e shkuar u lejua përdorimi i skanerit në varrin e Tutankhamon-it. Shkencëtarët besojnë se aty mund të jetë i fshehur varri i mbretëreshës Nefertiti, i cili nuk është gjetur kurrë.
Pas hulumtiveve të kryera ditë më parë në Egjipt, ministri i atjeshëm për Çështje Antike, Mamdouh el-Damati, deklaroi se gjetjet e bëra nëpërmjet skanerit do të dërgohen në Japoni për analiza të mëtutjeshme.
Nëse kjo rezulton me gjetje të reja, kjo do të nënkuptojë zbulimin e dytë te "Lugina e Mbretërve" në Egjipt.