Mehmet Özay
12 Maj 2017•Përditësim: 13 Maj 2017
KUALA LUMPUR (AA) - Drejtori i policisë së Malajzisë Halid Ebubekir ka deklaruar se tre anëtarë të organizatës terroriste FETO, të cilët u arrestuan javën e kaluar në Malajzi për shkak të kërcënimit të sigurisë kombëtare të vendit, natën e kaluar u ekstraduan në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës malajziane "New Straits Times", Ebubekir ka konfirmuar ekstradimin e tre shtetasve turq në vendin amë.
Ebubekir nëpërmjet rrjeteve sociale theksoi se të arrestuarit Turgay Karaman Ihsan Aslan dhe Ismet Özçelik, ishin në listën e personave të kërkuar nga gjyqësori turk.
Ai rikujtoi se tre anëtarët e organizatës terroriste FETO javën e kaluar u arrestuan në Malajzi për kërcënimin e sigurisë kombëtare të vendit. Karam dhe Aslan u arrestuan më 2 maj, kurse Özçelik më 5 maj.
Karaman është drejtor i një prej shkollave të FETO-s në Malajzi, Özçelik është punëtor akademik ndërsa Aslan biznesmen.
Kundër anëtarëve të organizatës terroriste FETO në Malajzi është ngritur hetim për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste DEASH.