Sibel Vezaj
22 Tetor 2016•Përditësim: 23 Tetor 2016
MAMUSHË (AA)- Në kuadër të festivalit të tetë ndërkombëtar të domates, në komunën e vetme turke të Kosovës, në Mamushë, sot u organizua marsh për demokracinë, për të protestuar kundër tentativës për grusht shteti në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në marshin për demokracinë, organizuar për “Mbështetje të vullnetit kombëtar”, që u përcoll nga Banda e Mehterit (Bandë ushtarake Otomane) morën pjesë qytetarë të shumtë të komunës së Mamushës.
Pas përfundimit të marshit, u bë leximi i Kur’anit për dëshmorët e tentativës për puç, më 15 korrik.
Në kuadër të këtij festival u vizitua edhe Përkujtimorja e Dëshmorëve të Çanakalasë dhe të Kosovës, si dhe ekspozita “Përshëndetje Demokracisë nga Kosova në Turqi” e cila përbëhet nga fotografitë e realizuara nga objektivi i Anadolu Agency (AA).
Në këtë festival morën pjesë kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bütüç, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kiliç, udhëheqës i detyrës së kryetarit të Kryesisë së Këshillit Turk kolonel Cem Şem, si dhe përfaqësuesit e TIKA-s dhe Institutit "Yunus Emre". Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe ish-deputet i AK Partisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë nga qyteti i Izmirit, Rifat Sait.
Festivali i Domates, i cili zakonisht organizohet më 23 korrik, ishte anuluar për shkak të tentativës për grusht shtetit në Turqi.