Muhammed Bilal Kenasari
13 Mars 2018•Përditësim: 13 Mars 2018
WASHINGTON (AA) - Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i cili u shkarkua nga detyra e tij nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se mandati i tij do të përfundojë më 31 mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp në departamentin e shtetit, Tillerson duke folur mbi shkarkimin e tij nga detyra shpjegoi se presidenti Trump e kishte telefonuar pasditen e sotme teksa udhëtonte për në California.
Pasi ka bërë të ditur se detyrën e tij do t‘ia dorëzojë zëvendës sekretarit John Sullivan brenda ditës së sotme, Tillerson ka deklaruar se do të nis punimet për procesin e kalimit të detyrës tek John Pompeo, i cili është emëruar në postin e sekretarit të shtetit.
Presidenti Trump në rrjetin social Twitter, mëngjesit e sotëm njoftoi se kishte shkarkuar nga detyra Tillerson-in dhe se në vendin e tij do të vinte kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-ve (CIA), Mike Pompeo.