Abdula Berisha
28 Qershor 2021•Përditësim: 28 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 3 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.676, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asnjë viktimë nuk është raportuar si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa numri i të vdekurve nga virusi është 5.484.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 6 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 149.967.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 225.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.342 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 874.236 teste në vend.