Mehmet Akif Turan
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
RABAT (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Nasir Burita, si përfaqësues i mbretit Muhammedi i Gjashtë, ka filluar kontaktet lidhur me krizën në shtetet e Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Marokut, ministri maroken Burita mbrëmë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Abu Dabi është takuar me princin trashëgimtar të EBA-së, Zajid El Nahjan.
Në lajm ku nuk kishte informacione për detajet e takimit, thuhet se Burita do t’i vazhdojë vizitat e tij në shtetet e Gjirit, në emër të Mbretit Muhammedi i Gjashtë.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Marokut thuhet se Mbreti Muhammedi i Gjashtë ka qëndrim moderues për krizën e përjetuar mes të shteteve mike. Në deklaratë po ashtu thuhet se Mbreti i Marokut është i gatshëm për t’u përpjekur në hapjen e rrugës së dialogut për zgjidhjen e kësaj krize.
Në anën tjetër, Mbreti i Marokut, Muhammedi i Gjashtë, kishte dhënë udhëzime për dërgimin e ndihmave ushqimore në Katar, shtet i cili ka mbetur nën bllokadë gjatë kësaj krize.
Arabia Saudite, EBA-të, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për "mbështetje të terrorizmit'.
Diplomatët e Katarit u urdhëruan që brenda 48 orëve ta lëshonin Arabinë Saudite, EBA-të dhe Bahreinin, të cilat Katarit i mbyllën hapësirën ajrore. Përveç kësaj, Arabia Saudite ka mbyllur edhe kufirin tokësor me Katarin.