Lina Altawell
11 shtator 2026•Përditësim: 11 shtator 2026
Maroku sot lëshoi paralajmërim për zjarre ekstreme në pyje për gjashtë provinca, duke u kërkuar banorëve pranë pyjeve të tregojnë kujdes deri të martën, transmeton Anadolu.
Agjencia Kombëtare për Ujë dhe Pyje lëshoi alarme të kuqe për Fahs-Anjra, Tangier-Assilah, Taounate, Taza, Essaouira dhe Taroudant, duke treguar rrezik ekstrem të shpërthimit të zjarreve. Agjencia u bëri thirrje banorëve pranë pyjeve si dhe punëtorëve, pushuesve dhe vizitorëve, të marrin masa paraprake dhe të shmangin aktivitetet që mund të ndezin zjarre.
Të paktën 24 provinca të tjera u vendosën nën alarm portokalli, duke treguar rrezik të lartë të zjarreve në pyje. Agjencia u bëri thirrje qytetarëve të informojnë menjëherë autoritetet lokale nëse vërejnë tym ose sjellje të dyshimtë.
Maroku përdor një sistem paralajmërimi të hershëm të menaxhuar nga Agjencia Kombëtare për Ujë dhe Pyje për të vlerësuar rreziqet e zjarreve në pyje bazuar në kushtet e motit dhe mbulesën e bimësisë. Autoritetet njoftuan më parë se 310 zjarre në pyje janë regjistruar nga fillimi i vitit deri më 20 korrik, duke djegur rreth 1.850 hektarë.