Hasan Esen
16 Shkurt 2017•Përditësim: 16 Shkurt 2017
BRUKSEL (AA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha se aktualisht nuk ndodhen në një pozicion bashkëpunimi në nivel ushtarak me Rusinë, por se liderët do të përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët, raporton Anadolu Agency (AA).
Mattis ka dhënë deklarata për gazetarët në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtarë të NATO-s i cili mbahet në Bruksel.
Në përgjigje të pyetjejes në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Rusi, James Mattis tha se "aktualisht nuk ndodhemi në një pozicion bashkëpunimi në nivel ushtarak me Rusinë, por liderët do të përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët".
Duke mbrojtur idenë se Rusia duhet të dëshmojë se u përmbahet ligjeve ndërkombëtare Mattis në pyetjen se "A beson nëse Moska ka ndërhyrë apo jo në zgjedhjet presidenciale në SHBA" ai është përgjigjur: "Aktualisht mund të them se ka shumë pak dyshime në çështjen se kanë ndërhyrë apo nëse kanë tentuar të ndërhyjnë në disa zgjedhje demokratike".
Deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mattis ka ardhur menjëherë pas deklaratës së homologut të tij rus Sergey Shoygu që ka bërë ditën e djeshme se janë të gatshëm të ribashkëpunojnë me Pentagonin.
Washingtoni ka ndërpërerë bashkëpunimin ushtarak me Moskën menjëherë pasi Rusia aneksoi Krimenë, territorin e Ukrasinës. Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, gjatë periudhës së kandidaturës deklaroi se mund të bashkëpunojnë me Rusinë në luftën kundër DEASH-it.