Senita Şeherçehayiç,Kristina Maslareviç
04 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
BEOGRAD (AA) – Më shumë se 100 migrantë janë nisur sot në këmbë nga Beogradi drejt kufirit me Hungarinë duke kërkuar hapjen e kufirit të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kolonën, në të cilën është nisur në këmbë drejt kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë, gjenden meshkuj të moshës së re.
Migrantët të cilët marshojnë në shoqërim të policisë së Serbisë nxorrën pankarta të improvizuara në të cilat në gjuhën angleze shkruante: “Ju lutem, hapni kufirin hungarez” dhe “Neve nuk na duhet ushqim, ujë apo çfarë do tjetër, ne kërkojmë të hapni kufirin”.