Dejan Maksimoviç
05 nëntor 2015•Përditësim: 05 nëntor 2015
LUBJANË (AA) – Policia sllovene ka njoftuar se deri në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm në këtë vend kanë hyrë gjithsej 148.316 refugjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga 16 tetori kur filloi vala e refugjatëve të cilët nga Kroacia vazhdojnë në Slloveni, një pjesë e madhe e tyre tashmë ka vazhduar rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore. Sipas të dhënave të policisë sllovene, deri më 5 nëntor 129.786 refugjatë kanë kaluar kufirin me Austrinë.
Refugjatët, të cilët kryesisht vijnë nga Lindja e Mesme, nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, filluan të mbërrijnë në Slloveni pasi që Hungaria me gardh teli mbylli kufirin e saj natyror me Kroacinë.