Nuri Aydın
18 nëntor 2020•Përditësim: 18 nëntor 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 56 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 56.016.137 raste me COVID-19 i cili shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11.697.469 raste deri më tani.
Pas SHBA-së, vendet me më shumë raste janë: India (8.912.907), Brazili (5.911.758), Franca (2.036.755), Rusia (1.991.998), Spanja (1.535.058), Britania e Madhe (1.410.732), Argjentina (1.329.005), Italia (1.238.072) dhe Kolumbia (1.211.128).
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.345.070 persona ndërsa 39.028.474 janë shëruar.