Ahmet Gürhan Kartal
21 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
LONDËR (AA) – Mbretëria e Bashkuar do të "rishikojë strategjinë e saj kundër terrorizmit dhe do të përballet me kërcënimin nga terrorizmit në Irak dhe Siri, duke e sulmuar në burimin e tij", deklaroi të mërkurën mbretëresha Elizabeth II, në një fjalim të profilit të lartë të mërkurën në Parlament, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim ceremonial para deputetëve, mbretëresha Elizabeth II parashtroi agjendën e politikës së qeverisë konservatore për dy vitet e ardhshme, por adresimi nuk kishte shumë nga elementet të manifestit të diskutueshëm zgjedhor të partisë.
"Në vazhdën e sulmeve terroriste në Mançester dhe në Londër, strategjia e qeverisë kundër terrorizmit do të rishikohet për të siguruar që policia dhe shërbimet e sigurisë kanë të gjitha kompetencat që u nevojiten dhe se kohëzgjatja e dënimeve me burgim për veprat penale të terrorizmit është e mjaftueshme për të mbajtur popullsinë të sigurt", tha ajo.
Qeveria britanike dhe shërbimet e sigurisë u kritikuan për dështimin në parandalimin e valës së fundit të sulmeve masive në Mbretërinë e Bashkuar.
Brexit
Brexiti ishte njëra nga pikat e forta në adresimin e mbretëreshës, ku tha se "qeveria e saj duhet të siguronte marrëveshjen më të mirë të mundshme për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian".
Ajo sinjalizoi më shumë përpjekje nga qeveria e re për të arritur një konsensus me organet e transferuara në Skoci, Irlandën e Veriut dhe në Uells, për të siguruar kushtet e Brexit të cilat do të negociohen me BE-në.
Vizitat shtetërore
Në fjalimin e mbretëreshës u vërejt qartë mungesa e ndonjë reference për zërat për vizitën në Britani të presidentit amerikan Donald Trump.
Megjithatë, fjalimi i saj mbaroi me paralajmërimin se pret me padurim vizitën shtetërore të monarkut të Spanjës në korrik të këtij viti.
Trump ishte ftuar në Britani të Madhe nga kryeministrja Theresa Maj, por ftesa u tregua mjaft e jopopullarizuar pasi 1.8 milionë njerëz nënshkruan një peticion kundër ardhjes së tij.