Kerem Kocalar
14 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
GAZIANTEP (AA) – Operacioni “Mburoja e Eufratit” që po realizohet nga Forcat e Përbashkëta Speciale pranë Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit ka pastruar rajonin nga organizatat terroriste dhe ka mundësuar civilët të cilët prej një kohe të gjatë kanë statusin e refugjatëve të kthehen të sigurtë në shtetin e tyre, rarporton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiakja e Gazientepit Fatma Sahin, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se ka dallim serioz mes operacioneve të forcave të koalicionit në rajon dhe aktiviteteve të TSK-së.
Duke rikujtuar se organaizatat terroriste në Siri që i kontrollonin zonat e afërta me kufirin e Turqisë kohëve të fundit kanë përbërë rrezik serioz, Sahin u shpreh se në saj të operacionit organizatat terroriste me shpejtësi janë larguar nga rajoni dhe në këtë drejtim kanë shënuar rezultate efikase.
Ajo theksoi se gjatë këtyre aktiviteteve është bërë përpjekje maksimale që popullata civile të mos pësojë dëme.
“Edhe forcat e koalicionit po zhvillojnë operacion në rajon. Kur filluan ta bëjnë në Halep, gjithçka u pësoi tronditje dhe u rrafshua me tokën. Ushtarët tanë po zhvillojnë një operacion i cili mbron nga aspekti jetësor, i mbron civilët, lulet e deri te insektet, duke krijuar kështu një zonë sigurie pa u dëmtuar askush. Popullata po e përkrah atë. Forcat e Armatosura Turke po reflektojnë ndjeshmërinë që ka për mosdëmtimin e askujt. Jarabulusi është shembulli më i mirë. Ky model duhet të jetë shembull për të tjerët", tha ajo.
“Të goditurit e vetëm, terroristët”
Ligjëruesi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Univeristetin Hasan Kalyoncu, Doc. Dr. Ali Serdar Erdurmaz, nga ana tjetër, vuri në pah se ndjeshmëria e lashtë humanitare, ligjore dhe sociale e Turqisë ka vazhduar edhe gjatë Operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Erdurmaz nënvizoi se ky operacion ka marrë për bazë sigurinë e jetës dhe pronës dhe ka përfshirë aktivitete që mundësojnë një mjedis paqësor, duke shtuar se operacioni aktualisht po dëshmon se e ka arritur qëllimin.
“Gjatë këtij operacioni, Turqia ka vepruar në mënyrë të planifikuar duke përdorur teknologjinë e fundit. Gjuajtjet u bënë sipas informatave të rastit në pozicionet ku gjendeshin terroristët. Nuk u hodhën bomba si shtetet tjera të cilët bombarduan njerëzit duke thënë se po sjellin paqe. Të goditurit e vetëm të operacionit janë terroristët. Gjithsesi, ky ishte dhe qëllimi i operacionit”, vlerërsoi Erdurmaz.
Sipas saj, sa i përket Jarabulusit, Turqia ka mbajtur një qëndrim të sinqertë dhe i ka qëndruar fjalës.
“Tanimë Turqia do të ulet më e fuqishme në tryezën që do të formohet për sjelljen e paqes në Siri, sepse shihen gjërat pozitive që i ka bërë, domethënë në Jarabulus. Turqia është bërë më e fortë në kriijimin e paqes në Siri. Ky operaicon tregoi se si sillet paqja dhe si pastrohen terroristët. Kjo praktikë u vlerësuan përmes deklaratave që erdhën nga vende të ndryshme të botës”, u shpreh Erdurmaz.
“Turqia shkoi në Jarabulus me qëllime të drejta”
Nga ana tjetër, Anëtari i Bordit Drejtues të Fondacionit Humanitar Turk IHH, Osman Atalay, tha se operacionet e shumta nga shtete të ndryshme në botë deri më tani kanë rezultuar lajme vdekjeje, ndërs gjatë operacionit "Mburoja e Eufratit" nuk ka dalë në shesh asnjë lajm i tillë.
Ai potencoi se të gjitha shtetet që zhvillojnë luftime me prokurë në Siri janë përballur me kundërishtmin e njëri-tjetrit në platforma të ndryshme, ndërkohë që edhe krahas kësaj, operacioni turk në Jarabulus nuk është kundërshtuar nga asnjë shtet, duke shtuar se kjo ndikon që të pranohet korrektësia e Turqisë.
“DAESH-i kishte ardhur në gjendje ku kërcënonte kufijtë dhe banorët e Turqisë, kurse Turqia kaloi në operacion të drejtë për krijimin e paqes. Rrjedhimisht, Turqia shkoi në Jarabulus me qëllime të drejta. Turqia hyri në Jarabulus në mënyrë shumë të ndieshme. Nuk iu shkaktua asnjë dëm shtëpive të njerëzve që ishin aty, vendeve tregtare dhe jetërave të tyre. U eliminuan vetëm terroristët. Para operacionit, 80 përqind e Jarabulusit ishte zbrazur, ndërkohë që operacioni i ktheu në vendlindje madje edhe ata që ndodheshin në Turqi. Edhe ata që ishin në zonat rurale u kthyen në Jarabulus. Kjo do të thotë se Turqia ka bërë një punë të drejtë dhe operacioni nuk ka sjellë përplasje dhe vdekje, por paqe”, tha Osman Atalay.
Duke u shprehur se gjatë dërgimit të ndihmave përtej kufurit dëshmon për besimin që sirianët e kanë ndaj Turqisë, Atalay rrëfeu se për shkak të aktiviteteve në Jarabulus kanë arritur ta shohin kënaqësinë e popullatës.
Ai potencoi se sirianët janë të kënaqur nga gjendja në të cilën arritën, duke vënë në pah se “Po të kishte bërë diç të gabuar Turqia, Jarabulusi nuk do t’i kthehej pronarëve të vërtetë, popullit, dhe nuk do të ishte atraktive. Për korrektësinë e aktiviteteve dëshmon madje edhe migrimi i njerëzve".