Didar Yüsra Dilruba Öz
09 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
ANKARA (AA) – Së paku 48 terroristë të DEASH-it janë vrarë në Siri në 24 orët e fundit, në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", njoftoi të hënën Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët e Turqisë kanë kryer operacione kundër 23 objektivave të DEASH-it përfshirë 10 pozita mbrojtëse, tre shtabe dhe 10 strehimore në Bzagah, Suflaniyah, Zammar dhe Amiyah.
Task forca e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) e përkrahur nga forcat ushtarake turke ka qëlluar 246 objektiva të DEASH-it në 24 orët e fundit ku ka shkatërruar objekte dhe automjete të DEASH-it.
Ushtria turke është duke mbështetur luftëtarët e ULS-së në çlirimin e Al-Babit, një qytet strategjik për DEASH-in.
E hënë shënon ditën e 139 prej kur qyteti u vu nën rrethim në mënyrë që të çlirohet.
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" ka filluar më 24 gusht të në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me fokus ndaj DEASH-it, si dhe për forcimin e sigurisë në zonën kufitare siriano-turke.
Operacioni zbatohet nga forcat opozitare siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, dhe mbështeten nga forcat turke.