Mehmet Yılmaz
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
BUDAPEST (AA) - Kanë ngjallur reagime deklaratat se gazeta ditore politike Nepszabadsag në Hungari është mbyllur për shkak të problemeve ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Partitë politike opozitare kanë reaguar fuqishëm kundër deklaratave se gazeta ditore politike Nepszabadsag e cila ka filluar jetën e saj të rrugëtimit në vitin 1956, është mbyllur për arsye ekonomike.
Partia Socialiste e Hungarisë e cila është një nga partitë opozitare, (MSZP) në një deklaratë me shkrim ka thënë: ''Gazeta Nepszabadsag deri ditën e sotme kur publikimi i saj u ndalua me një vendim të menjëhershëm, ishte një nga gazetat më të rëndësishme. Nuk është normale që një gazetë e cila prej dhjetëra vitesh vazhdon aktivitetin e saj, të mbyllet brenda ditës dhe menjëherë pa bërë zë. Një gjë e tillë nuk është normale as në demokraci dhe as në jetën e biznesit. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një shtet ligjor.''