Barış Seçkin
17 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
ROMË (AA) - Njoftohet se nga një anije me emigrantë që është mbytur në rajonin e njohur si Kanali i Siçilisë në Mesdhe janë shpëtuar 27 persona si dhe dhjetëra të tjera janë të humbur, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë të vijnë lajme të reja të tragjedive nga rajoni i njohur si Kanali i Siçilisë mes Libisë dhe Italinë, i cili është edhe destinacioni ku ndodhin shpeshherë kalimet e emigrantëve në Mesdhe.
Në një deklaratë të bërë nga profili Twitter i Organizatës Mjekët Pa Kufij (MSF) i degës së Italisë bëhet e ditur se anija Argos e MSF-së që patrullon për emigrantët në Mesdhe sot ka ndihmuar një anije me emigrantë e cila ishte duke u mbytur.
Në operacion janë shpëtuar 27 persona si dhe janë gjetur trupat e pajetë të 7 personave. Ndërsa sipas deklaratave të dëshmitarëve bëhet e ditur se në anijen ku ndodheshin 130 persona kanë humbur 96 persona.
Ndërsa Ministria e Brendshme e Italisë një ditë më parë kishte njoftuar se që nga fillimi i viteve e deri tani numri i refugjatëve të mbërritur në vend nëpërmjet Mesdheut është 166.686 perso.
Sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare theksohet se 2016-ta ka qenë viti në të cilin një numër rekord i njerëzve kanë humbur jetën. Vetëm këtë vit deri tani kanë humbur jetën afërsisht 4.000 refugjatë duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun.