Vakkas Doğantekin
19 Mars 2020•Përditësim: 19 Mars 2020
Meksika ka konfirmuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të mërkurën vonë, Ministria e Shëndetësisë tha se i ndjeri ishte një pacient diabetik, i cili me simptoma të koronavirusit ishte për një javë.
Të hënën, qeveria meksikane njoftoi se ka 53 raste të konfirmuara dhe 176 raste të dyshuara të koronavirusit në vend.
Ka nga një rast pothuajse në çdo shtet të vendit. "Ky është realiteti", tha Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador.
"Ai moment dhe minuta që zbulojmë se kemi hyrë në fazën e transmetimit, do të informojmë për të", tha Obrador.
Vendi është kritikuar për marrjen e një qasjeje më të butë në luftimin e përhapjes së virusit.
Krahas numrit të rasteve në rritje, presidenti meksikan u pa duke puthur dhe përqafuar njerëzit në Pueblos, apo qytete të vogla, në shtetin Guerrero.
Pas fotografisë ku ai puthte një vajzë të re në faqe që qarkullonte në mediat sociale, presidenti tani ka trysni për të bërë testin e koronavirusit, por qeveria përjashtoi që t'i jepte një test duke thënë se nuk ka "logjikë shkencore".
Presidenti i Meksikës është kritikuar për mos bërjen e testit pasi shpesh udhëton në rajone të varfëra, rurale, të cilat mund të vuajnë shumë nëse virusi përhapet atje.