Emre Aytekin
29 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
MEKSIKO (AA) – Ministri i Financave të Meksikës Jose Antonio Meade ka paralajmëruar se kërkesa e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për t’i rinegociuar kushtet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore (NAFTA) do të jetë në dëm të interesave si të Meksikës, njashtu edhe të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetën britanike "Financial Times", Meade vlerësoi se NAFTA ka gjeneruar zinxhir vlerash të ndërsjella ndër vitesh, ndërsa largimi i këtyre në mënyrë të njëanshme do të jetë e vështirë.
Meade tha se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e ka bërë më kompleks zinxhirin e furnizimeve brenda viteve.
“Tanimë nuk shesim vetëm xhinse. Botëkuptimi i tregtisë që bazohet në logjikën se cili shtet fiton më shumë mund të vlente mbase do të vlente në vitin 1992, megjithatë, tani po flasim për një marrëdhënie shumë të dendur dhe të ndërsjellë që bazohet në zinxhirët e vlerave. Shkatërrimi i këtyre vlerave nuk do t’i levërdiste asnjërës palë”, tha Meade.