Sinan Doğan
02 Prill 2021•Përditësim: 03 Prill 2021
Gjatë muajit mars në Meksikë janë vrarë 2.444 persona, thuhet në raportin e Shërbimi Federal meksikan të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit, gjatë muajit të kaluar janë vrarë 2.444 persona dhe se kjo shifër është më e lartë gjatë një muaji që nga viti 2011 në vend.
Sipas kësaj, mesatarisht në bazë ditore janë vrarë 78 persona në mbarë vendin. Ndërkohë në muajin janar janë vrarë 2.379, dhe në shkurt 2.206 persona.
Vrasja më e lartë ditore ka ndodhur më 7 mars kur u vranë 103 persona.
Guanajuato, Michoacan, Baja Colifornia, Chihuahua dhe Veracruz janë shtetet ku janë kryer më së shumti vrasje.