Erbil Başay
29 Prill 2017•Përditësim: 29 Prill 2017
BERLN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se mbështet dyshtetësinë e shtetasve me origjinë turke të cilët jetojnë në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e kancelares ka ardhur gjatë një interviste për Redaktionsnetzwerk. Ajo ka thënë se do të sjellë përpara qytetarëve gjatë fushatës, çdo temë që është e rëndësishme.
Ndërsa duke vënë në dukje se edhe çështja e nënshtetësisë është pjesë e kësaj nisme, Merkel në vijim ka shtuar: "Një turk i cili ka dy pasaporta mund të jetë po aq i lidhur dhe i besueshëm ndaj Gjermanisë sa një gjerman vendas. Ajo që është e rëndësishme këtu është se si mund ti bindim ata sa më shpejt në mënyrën e jetesës, lidhjen ndaj kushtetutës dhe vlerave tona".
Ndërkohë çështja e dyshtetësive ishte bërë çështje diskutimesh në Gjermani pas referendumit të 16 prillit të zhvilluar në Turqi. Disa politikanë hodhën idenë e dhënies fund të dyshtetësive për qytetarët që jetojnë në Gjermani.