Fatih Erel
25 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
GJENEVË (AA) – Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) njoftoi se temperatura mesatare globale në vitin 2015 do të jetë më e larta e regjistruar deri më tani në histroi, raporton Anadolu Agency (AA).
Një javë para fillimit të Konferencës së planifikuar për ndryshimet klimatike globale në Paris, sot WMO shpalosi raportin e përkohshëm mbi ndryshimet klimatike për vitin rrjedhës 2015.
"Të gjitha të dhënat tregojnë se viti 2015 do të jetë viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve së bashku me temperaturën më të lartë të sipërfaqes së oqeanit. Me siguri do të tejkalohet pragu i një gradë Celsius. Të gjitha këto janë jashtëzakonisht lajme të këqija për planetin”, tha sekretari i përgjithshëm i WMO-së Michel Jarraud në konferencën e sotme për gazetarë në Gjenevë.