Ekip
16 Shkurt 2017•Përditësim: 16 Shkurt 2017
YANGON (AA) – Operacioni i sigurisë në shtetin perëndimor Arakan ka përfunduar, njoftoi të enjten qeveria e Mijanmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Goditja ushtarake e qeverisë së Mijanmarit e cila nisi në fillim të tetorit, ka qenë objekt i kritikave të shumta ndërkombëtare mbi abuzimet e kryera kundër muslimanëve Rohingya, në veçanti mbi ata në pjesën veriore të shtetit Arakan.
Gazetat shtetërore kanë publikuar të enjten një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Këshilltarit Shtetëror, Aung San Suu Kyi në të cilën ai thotë se operacioni ushtarak ka përfunduar dhe se tani rajoni është stabilizuar.
Ndërkohë është publikuar edhe deklarata e Këshilltarit Kombëtar për Siguri, Thaung Tun në të cilën thuhet: “Operacionet e spastrimit të ndërmarra nga ushtria tani kanë pushuar dhe ora policore është hequr, por mbetet prania e policisë e cila do të kujdeset për rendin”.