Ekip
06 Tetor 2016•Përditësim: 07 Tetor 2016
BOGOTA (AA) – Mijëra kolumbianë kanë marshuar të mërkurën në mbrëmje rrugëve të Bogotës duke kërkuar nga strukturat politike të vendit dhe Forcave të Armatosura Revolucionare Majtiste (FARC) ti qëndrojnë besnikë marrëveshjes e cila u refuzua në referendumin popullor të mbajtur të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Marshi për Paqe” është organizuar nga grupe të ndryshme studentësh përmes rrjeteve sociale.
Gjatë marshit të qetë disa mbanin në duar fotografitë e më të dashurve të tyre të cilët kanë humbur jetën në përleshjet 52 vjeçare me forcave qeveritare dhe militantëve.
“Paqja nuk mund të shtyhet përgjithmonë. Është koha që secili të kuptojë se nuk mund të përsërisim gabimet e njëjta të cilat i kemi bërë gjatë 52 viteve të kaluara”, tha sociologu 37-vjeçar Carlos Charry.