Ayşe Hümeyra Atılgan
16 Prill 2017•Përditësim: 17 Prill 2017
ROTTERDAM (AA) – Mijëra palestinezë të cilët jetojnë në Evropë, u bënë bashkë të shtunën në qytetin Rotterdam të Holandës, për të marr pjesë në konferencën vjetore mbi çështjen e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 5.000 njerëz nga vende të ndryshme të Evropës morën pjesë në eventin një ditor ku u diskutuan çështjet palestineze të dala nga Deklarata e Balfourit, një letër nga viti 1917 e cila konfirmon përkrahjen e qeverisë britanike për themelimin në Palestinë të asaj siç u quajt "shtëpia kombëtare” për popullin hebre.
Organizatori i konferencës, Mazen Kheel, deklaroi për AA se qëllimi ka qenë të bëhen bashkë palestinezët nga shtete të ndryshme të Evropës dhe të sensibilizojnë botën për okupimin izraelit.
Kheel tha se konferenca do të forcojë lidhjet midis palestinezëve në Evropës dhe me ata që janë në Palestinë.
Të pranishmëve iu drejtua edhe Nourdin el Ouali, kreu i NIDA Rotterdam, i cili kërkoi më shumë përkushtim në përkrahje të palestinezëve. "Nevojitet një përkushtim më i madh për të ndihmuar vëllezërit tanë palestinezë”, tha ai.
Që nga viti 2003, konferenca palestineze-evropiane është mbajtur në 14 qytete dhe kryeqytetet të ndryshme të kontinentit evropian.
E njëjta tani paraqet event vjetor i cili mbahet në bashkëpunim me shoqatat palestineze në vendet evropiane.